Marrëdhënia mes trajnerit aktual të Manchester United, Ralf Ragnick, dhe Cristiano Ronaldos është më e tensionuar se kurrë. Kulmi arriti me vendimin e gjermanit për të mos e përfshirë sulmuesin portugez në formacion në ndeshjen derbi kundër Manchester City-t.
Ragnick e justifikoi vendimin duke siguruar se CR7 nuk ishte në gjendjen më të mirë fizike. “Ronaldo kishte ende probleme në ijë të premten dhe kjo është arsyeja pse ne vendosëm ta ruanim”, – tha trajneri. Megjithatë, ka zëra që vënë në dyshim arsyet e dhëna nga gjermani.
Mes tyre Katia Aveiro, motra e lojtarit portugez, e cila ka dhënë versionin e saj përmes një “like” në rrjetet sociale. Aveiro ka ushqyer zërat e polemikave me veprimin e saj në një koment në rrjetet sociale që siguronte se “Cristiano ishte 100%, ai nuk luajti për arsye të thjeshta teknike dhe taktike”.
Mungesa e Cristianos në ndeshjen ndaj Citizens nuk u ndie vetëm në fushë. Portugezi nuk ishte as në stadium, pasi kishte udhëtuar në Portugali kur mësoi se nuk ishte përfshirë në ekip. Një udhëtim që, siç ka zbuluar “The Sun”, ka shkaktuar tension brenda skuadrës së Mançesterit.
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...