Morgan hedh poshtë lajmet se Ronaldo do t’i bashkohet Al -Nassr

17:40 | 5 Dhjetor 2022
KRG

E ardhmja e Cristiano Ronaldos është ende e paqartë.

Gjatë ditës së sotme u raportua se ylli portugez do të luajë për Al-Nassr, që nga fillimi i vitit të ardhshëm.

Gjithashtu u tha se Ronaldo të nënshkruajë kontratë për 2 vite e gjysmë, duke fituar 200 milionë euro në sezon.

Megjithatë, Piers Morgan, gazetari që e zhvilloi intervistën “bombë” me pesë herë fituesin e “Topit të Artë”, ka mohuar këto raportime.

“Përsëri, jo e vërtetë”, shkroi ai.

Kujtojmë se Ronaldo është lojtar i lirë, pasi ka shkëputur kontratën me Manchester Unitedin me marrëveshje të dyanshme.

Gjithçka sa i përket të ardhmes së 37-vjeçari do të zyrtarizohet pas përfundimit të Kupës së Botës “Katar 2022”.

Shpërndaje në rrjete sociale