Ish presidenti i Inter-it, Massimo Moratti ka pranuar se do dëshironte të shihte dyshen Dries Mertens – Romelu Lukaku në “San Siro”.
Mertens ishte shumë afër për të arritur marrëveshje me “Neurazurët”, por para disa jave belgu ndryshoi mendim dhe vendosi të qëndrojë në “San Paolo”, transmeton portali arbresh.info.
Moratti ka thënë se do donte të shihte dyshen Lukaku – Mertens në fanellën e Inter-it, pasi beson se do përshtateshin.

“Do të doja të shihja Mertens te Inter, mendoj se do ishte partneri ideal për Romelu Lukakuu”, filloi ai.
Moratti gjithashtu ka zbuluar se para disa viteve ka provuar të transferojë Hamsik, por ofertën e refuzoi De Laurentiis.
“Aurelio de Laurentiis edhe një herë arriti t’i mbrojë lojtarët e tij nga interesimi i klubeve të tjera”.
“E doja Hamsik, edhe në kohën kur luante për Brescia. Bisedova me De Laurentiis, por ai me tha se nuk është për shitje”, deklaroi ai.
Inter gjatë kësaj merkato verore është duke punuar për të bërë disa transferime në shitje, pasi me shumë mundësi do e humbin Lautaro Martinez, ndërsa Mauro Icardi është shitur te PSG./arbresh.info.
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...