Ylli i Barcelonës, Lionel Messi me mjaftë vështirësi arriti të gjejë rrugën drejt golit në ndeshjen e fundit ndaj Real Sociedad.
Argjentinasi me një gol të vonshëm nga pika e bardhë i dha fitoren skuadrës katalunase, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, ajo që ka rënë në sy ishte mbrojtja e Real Sociedad kur gjashtë herë fituesi i Topit të Artë ishte duke u bërë gati për të gjuajtur gjuajtjen e lirë në pjesën e dytë.
E tërë skuadra e mysafirëve ishte brenda zonës së 16-metërshit në mënyrë që të mos lejojnë që Messi të ndryshoi rezultatin.
As argjentinasi nuk iu ka besuar syve në herën e parë, derisa është befasuar nga taktika e lojtarëve kundërshtarë.
Për më shumë shihni videon./arbresh.info.
https://twitter.com/AdnanRiaz9/status/1236978777089093632?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.sportbible.com%2Ffootball%2Fnews-funny-new-footage-of-lionel-messis-reaction-to-real-sociedads-defending-20200309
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...