Sulmuesi Moise Kean, është afër rikthimit të Juventus-i në formë huazimi nga Everton-i, derisa mund të ekzistojë edhe opsioni për blerje.
20-vjeçari edicionin e kaluar kaloi të klubi anglez për 27.5 milionë euro plus bonuset, por dështoi të gjejë formën, transmeton portali arbresh.info.
Ai kontribuoi me dy gola dhe dy asistime në 33 ndeshje për Everton-in, kurse skuadra e Carlo Ancelotti-t e ka vendosur në shitje.
Sipas Tuttosport, rikthimi të Juventus-i është i mundur dhe mund të realizohet deri në fundin e muajit.

Ndoshta mund të lejohet edhe mundësia e blerjes, nëse Everton-i nuk ka plane për të në të ardhmen.
Italiani më herët ishte i lidhur edhe me transferimin të AC Milan-i ose AS Roma./arbresh.info.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...