Moise Kean ka distancuar vetën në lidhje me komentet nga babai i tij se Juventusi ende i ka borxh atij dy traktorë.
Biorou Jean ripërsëriti në një intervistë dje deklaratën e tij të thënë para dy viteve, por Kean bëri të qartë se vazhdon të jetë besnik ndaj nënës së tij, transmeton portali arbresh.info.
“Traktorët? Nuk e di se për çfarë jeni duke folur”, ka shkruar sulmuesi në një postim në Instagram Story.
“Personi që jam unë sot, është falë vetëm nënës time. Me këtë, unë kam thënë gjithçka”
“Asnjëherë mos e harroni personin që iu ushqeu”
19-vjeçari, prindërit e të cilit janë të ndarë, ka shkëlqyer edhe te kombëtarja e Italisë duke shënuar golin e tij të parë./arbresh.info/
Mijëra njerëz protestojnë në Madrid, kërkojnë dorëheqjen e S...
Zbulohet ‘goditja e parë’ e Tottenhamit pasi sig...
Ndryshon emri i AAK-së, ky do të jetë emri i ri
Ndryshon plani i produksionit: Ferma VIP 3 pritet të mbyllet...
Çfarë përmban marrëveshja e propozuar që mund t’i japë fund ...
Conte tregon nëse do t’i bashkohet kombëtares së Itali...