Mo Farah po bëhet gati që ta rikthejë sërish titullin e më të mirit në botë

10:54 | 28 Maj 2019

Mo Farah më në fund është rikthyer fitoreve në rrugët e Londrës, gjersa po bëhet gati që ta rikthejë sërish titullin e më të mirit në botë në shtigjet e gjata.

Pas një muaji zhgënjyes duke përfunduar në vendin e pestë në garën që u zhvilluar në qytetin e tij, britaniku më i dekoruar është rikthyer në rrugën e fitores duke triumfuar në 10 mijë metra në ‘Vitality London’.

Farah e zhvilloi paraqitjen e tij të parë që nga gara e ‘World Athletics Champioships’, në mënyrë që ta mbroj titullin që e kishte fituar në maratonën e Çikagos.

“Do ta pëlqeja shumë që të vrapoja sërish në 10 mijë metra në Doha që të fitoj më shumë medalje për vendin tim, siç bëra në Chicago”, tha ai.

“Por, është vetëm edhe një javë .Duhet të bëjë një kombinim në ato rrugë dhe të vrapojë më shpejtë, siç bëra edhe në Londër. Nëse do të rikthehesha në 10 mijë metra vrapim, do të bëjë një hap prapa? Ishte një vendim i vështirë”, shtoi atleti.

Kjo u bë e qartë kur Farah përfundoi në vendin e pestë në maratonën e Londrës duke përfunduar në vendin e pestë, tre minuta më vonë se Eliud Kipchoge.

Atleti britanik tani është i fokusuar në mbrojtjen e titullit botëror, duke i thënë edhe trajnerit të tij, Gary Lough, se ai nuk dëshiron të marrë pjesë më në vrapimin 10 mijë metra, por në maratonën e Çikagos. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara