Google ADS

Milani transferon dy super lojtarë

13:59 | 2 Korrik 2018
Arbresh.info

Milani ka konfirmuar transferimin e dy futbollistëve, portierin Pepe Reina dhe mbrojtësin e majtë kroat Ivan Strinic, nga Napoli dhe Sampdoria, respektivisht.

Marrëveshjet për kalimin e tyre në Milan janë konfirmuar nga faqja zyrtare e Serisë A.

Të dy lojtarët i bashkohet kuq e zinjve si futbollistë të lirë.

Spanjolli ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Milanin, ndërsa kroati kontratë trevjeçare. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme