Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil ka hedhur poshtë një ofertë nga PSG.
The Mirror shkruan sot se trajneri Unai Emery është në favor të shitjes së mesfushorit – megjithëse e kishte emëruar kapiten kundër Cardiffit.
Dhe sipas raporteve në Gjermani, Ozil ishte në shënjestër të parisienëve, të cilët e shihnin si zëvendësues të Neymarit.
Futbollisti brazilian do të jetë jashtë fushave të blerta për dhjetë javë dhe do të humbasë dy ndeshjet e e Ligës së Kampionëve me Manchester Unitedin.

Interi gjithashtu është i lidhur me një lëvizje drejt turko-gjermanit, i cili mund të shkëmbehet me Ivan Perisicin, por kroati dëshiron të mbetet me klubin e Serie A.
Theksojmë se 30-vjeçari këtë sezon për Arsenalin ka pasur 17 paraqitje duke shënuar katër gola.
Ndryshe, Ozil tash e sa kohë është pensionuar edhe prej kombëtares gjermane, ku kishte djersitur fanellën 92 herë dhe realizoi 23 gola. /telegrafi
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit
Bellingham dhe Huijsen “ringjallen” në Real Madrid pas paraq...
Gjenden eshtra të dy personave në Mitrovicë të Jugut, dyshoh...
Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipëris...
Tetë të vdekur dhe 36 të lënduar nga një zjarr në një qendër...
Përfundon aksioni në Agjencinë Kadastrale