Superylli botëror, Lionel Messi, iu është përgjigjur zërave se ai ka ndikim në zgjedhjen e formacionit të kombëtares së Argjentinës.
Heroi argjentinas shënoi tre gola në fitoren kundër Ekuadorit duke e dërguar Argjentinën në Kupën e Botës.
Ai ka dhënë një deklaratë mbi spekulimet se ai ka ndikim se kush starton dhe kush jo në ekpin e Argjentinës. Messi po ashtu ka deklaruar se dëshiron të shmang kombëtaren e Spanjës.
“Do të preferoja që ta shmangnim Spanjën, pasi është një kundërshtarë i vështirë”.
Ai ka folur edhe për spekulimet si ai zgjedh edhe lojtarët e formacionit.
“Vazhdoj të mendoj se do të luaj në Neëell’s Old Boys. Dëshira për të luajtur në Argjentinë gjithmonë qëndron”.
“Qeshi shumë kur dëgjoj të flitet për shokët e Messit”.
“Thonë se unë emëroj trajner, apo fusë lojtarë në fushë, por kjo është një gënjeshtër”.
“[Javier] Mascherano, [Angel] Di Maria, [Lucas] Biglia janë emra të mëdhenj të futbollit dhe kjo tregon mungesë respekti”.
“Ky nuk jam unë dhe kjo nuk ka ndodhur dhe as nuk do të ndodh”.
“Nuk duhet të mungonin në Kupën e Botës, por ia dolëm”, ka thënë Messi.
/arbresh.info/
Sllovakia dhe Hungaria kërcënojnë Ukrainën: Po ndalon kalimi...
Ron Raçi në “formacionin e javës” në Kroaci
Kurti dhe Abdixhiku takohen në ora 14:00
E dhimbshme: Ky është 18-vjeçari që vdiq tragjikisht në Mitr...
Edi Rama promovon aplikacionin ‘UnëDhuroj’ për r...
Dëmtohen tre aparate për pagesa në Fushë Kosovë, vidhen 200 ...