Lionel Messi pretendon se, me shtatë “Topa të Artë” në emër të tij, ky çmim nuk është më i rëndësishëm për të.
Ikona argjentinase, së bashku me rivalin e përjetshëm Cristiano Ronaldo, ka dominuar skenën globale gjatë një karriere mjaft të jashtëzakonshme.
Suksesi në finalet e Kupës së Botës 2022 në Katar, teksa më në fund shtoi nderimet globale në koleksionin e tij të trofeve, e ka bërë Messin favorit për të fituar edhe një tjetër “Top të Artë”.
Megjithatë, Messi do të ishte i lumtur të lejonte dikë tjetër ta merrte atë çmim prestigjioz, duke i thënë Titan Sports në Kinë kur u pyet nëse këto vlerësime janë ende një prioritet kryesor:
“A ka rëndësi Topi i Artë për mua? Jo, nuk është më e rëndësishme për mua. E kam thënë gjithmonë se për mua nuk kanë rëndësi çmimet individuale, por më të rëndësishmet janë ato kolektive. Çmimi më i rëndësishëm për momentin është Kupa e Botës, çmimi më i madh për mua”.
Argjentinasi do të filloj me një aventurë të re në nivel klubi në vitin 2023, ndërsa ai përgatitet të lidhet me skuadrën e MLS, Inter Miami./Arbresh.info/
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...