Barcelona është në gjysmëfinale të Copa del Rey pas një fitore mbresëlënëse 6-1 ndaj Sevillas në Camp Nou.
Klubi katalunas ka arritur të shkrijë epërsinë e ndeshjes së parë, ku Sevilla fitoi 2-0, dhe kanë kaluar tutje në Kupën e Mbretit.
Lionel Messi u kthye në formacionin titullar dhe shkëlqeu duke ndihmuar katalunasit drejt një fitore të paharrueshme.“Është thënë që ne po e eliminohemi nga kupa ose se ne nuk e duam atë”, ka thënë fillimisht Messi pas ndeshjes.
“Mesazhi im është keqkuptuar: ne do të luftojmë në tre gara, siç është edhe obligimi ynë”.
“Në Barcelonë luftojmë për gjithçka, për çdo trofe”.

Messi shënoi golin e tij të 50-të në Copa del Rey, por më shumë gëzohet me fitoren dhe golat e bashkëlojtarëve.
“Para golit kam pasur disa shanse që kam humbur, por shokët e skuadrës shënuan dhe kur erdhi goli im, gjithçka u vendos.
“Ekipi luajti mirë dhe ne jemi në raundin e ardhshëm”, përfundoi ylli argjentinas. /telegrafi
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...
Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq
Limi lë shtëpinë më të madhe në vend