Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka shpjeguar si ish-trajneri Pep Guardiola i ndihmoi të ndryshoi stilin e lojës.
Argjentinas kaloi disa vite të shkëlqyer nën urdhrat e Guardioles duke shënuar 211 gola, transmeton portali arbresh.info.
32-vjeçari ka thënë se tekniku spanjoll në ndeshjen e parë ndaj Realit ka bërë një taktikë që askush nuk e ka pritur.

“Ishte befasi për mua, pasi isha i thirrur para ndeshjes në zyrën e Guardioles dhe me tha se ka parë ndeshjet e Realit, ashtu siç bënë me çdo skuadër”
“Donte të vendoste Eto dhe Henry jashtë ndërsa unë do luaja pozitën e qendërsulmuesit falls. Ideja ishte që qendërmbrojtësit e Realit të më ndiqnin mua, ndërsa dy sulmues të shpejtë mund të sulmonin”
“Në fakt, një ndër golat e Henryt ishte ashtu, ishte befasi për ne dhe Madridin. Nuk kam luajtur kurrë më herë në rolin e qendërsulmuesit. Ishte ndrysim për mua. Luaja për vite, andaj e dija rolin e atij pozicioni”
Messi në La Liga këtë sezon ka shënuar 13 gola dhe është i ndjekur nga sulmuesi i Realit, Karim Benzema me 12 sosh./arbresh.info.
Horoskopi ditor
Të dielën priten erëra të forta, Komuna e Prishtinës paralaj...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...