Lionel Messi beson se PSG mund të përmbysë rezultatin 0-1 nga humbja e parë në Ligën e Kampionëve nga Bayern Munchen.
“Është e rëndësishme që ne të arrijmë pas tri fitoreve që na dhanë besim dhe na lejuan të punojmë me një frymë tjetër. Ne shkojmë në Munich për të fituar. E dimë vështirësinë e sfidës, por jemi të përgatitur. Do të jetë e njëjta lojë si në ndeshjen e parë, e cila u vendos nga detaje të vogla. Skuadra ka paraqitur një imazh ndryshe javët e fundit dhe ka shpresën për t’u rikthyer dhe për të vazhduar kursin në Champions League” ka thënë Messi.
Argjentinasi dhe shokët e tij do të përballen me ndeshjen më të rëndësishme të sezonit deri më tani pa Neymar, i cili do të humbasë pjesën tjetër të sezonit për shkak të një lëndimi.
Kjo është domethënia e dizajnit të NEWBORN-it për këtë vit
Nesër pritet normalizimi i furnizimit me ujë në Fushë Kosovë
Ambasada e Francës uron Kosovën për Ditën e Pavarësisë
Rikthehet Raphinha, formacioni i Barcelonës ndaj Gironas
“Burgoset” NEWBORN-i, monumentit të pavarësisë i...
Specialja: Katër të akuzuarit janë fajtorë përtej çdo dyshim...