Messi – Mbappe ‘show’, PSG fiton bindshëm  

22:59 | 21 Tetor 2022
Emir Abduramani

Dyshja e sulmit të Paris-Saint-Germain, Leo Messi dhe Kylian Mbappe, i kanë dhuruar skuadrës një tjetër fitore në Ligue 1 të Francës.

Messi dhe Mbappe shkëlqyen në fitoren e PSG-së 0-3 në udhëtim te Ajaccio.

Golin e parë e shënoi Mbappe në minutën e 24-të, pas asistimit të bukur nga Messi.

Në fundin e ndeshjes, Mbappe ia ktheu ‘borxhin’ argjentinasit dhe e asistoi me thembër atë, i cili shënoi një gol magjik në minutën e 79-të, pasi e kaloi portierin me një veprim ashtu sic di të bëjë ai.

Vetëm 3 minuta më pas, Messi asistoi edhe një herë Mbappen, i cili shënoi për ta mbyllur ndeshjen me rezultat 0-3.

Me këtë fitore, Parisi ‘blindon’ kreun e tabelës me 32 pikë.

Pas kësaj ndeshje, Messi ka 6 gola dhe 9 asistime në 10 ndeshje sivjet në ligën e Francës.

Ndërsa Mbappe tani ka 10 gola dhe 2 asiste.

Shpërndaje në rrjete sociale