Lionel Messi ishte në disponim të mirë duke i ndihmuar Argjentinës të kualifikohet në fazën e ardhshme të Kampionatit Botëror “Rusia 2018”.
Ylli i Barcelonës shënoi golin e parë në fitoren 2 me 1 kundër Nigerisë mbrëmjen e sotme (e martë) për të vazhduan ëndrrën e tyre në turneun madhështor në Rusi, transmeton portali arbresh.info.
Messi ka folur pas ndeshjes dhe zbuloi se ishte shumë i kënaqur duke thënë se skuadra e tij nuk e meriton të shkojë në shtëpi ende.
“Ishte një mënyrë shumë e mirë për tu kualifikuar”, ka thënë ai. “Ne nuk e merituan të largoheshim që nga raundin e parë, prandaj ne jemi shumë të lumtur”
“Ne e dinim se do të fitonim, por ne nuk e prisnim që të ishte kaq e vështirë sa ishte”
“Kampionati jonë Botëror fillon sot. Ne duhet të fitonim në çdo mënyrë që kishim mundësi dhe sot ky duhet të jetë Kampionati Botëror i ri për ne”
Argjentina do të luaj kundër Francës në raundin e 1/16-së dhe të dy skuadrat do të takohen të shtunën në Kazan Arena./arbresh.info/
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja