Lionel Messi ka pranuar se pensionimi po afron, mirëpo ka thënë se shpreson t’i shijojë edhe shumë vite në top-formë me fanellën e Barcelonës dhe atë të Argjentinës.
Kjo deklaratë e superyllit të futbollit vjen pasi ai e fitoi Topin e Artë për vitin 2019 që ishte i gjashti në karrierën e tij – më shumë se çdokush tjetër.
Ai është 32 vjeçar dhe kur është fjala për futbollistë, kjo do të thotë se fundi i karrierës së tij nuk është edhe shumë larg.

“Jam i vetëdijshëm për moshën që kam. Dhe po i shijoj shumë këto momente, sepse e di se pensionimi po afron. Koha fluturon”, ka deklaruar Messi.
Megjithatë, sulmuesi menjëherë e ka sqaruar se nuk e ka në plan të largohet nga futbolli në një të ardhme të afërt, pasi shpreson të luajë edhe për disa vite, varësisht nga gjendja e tij fizike dhe personale. /Telegrafi/
“S’dua t’i shoh këto gjëra”, Alba e zhgënjyer nga Limi dhe a...
Meriton Korenica fantastik, shënon në derbi ndaj FCSB
Juventus fiton bindshëm në derbi ndaj Napolit
KQZ: Procesi i rinumërimit i heq të gjitha dilemat sa u përk...
Obama reagon pas vrasjes së Alex Pretti: Është një tragjedi ...
Zjarr i përmasave të mëdha në Orikum