Lionel Messi ka treguar edhe një herë klasin dhe madhështinë e tij në lojën e futbollit.
Barcelona ka arritur të fitojë El Clasicon e parë të sezonit në Santiago Bernabeu me rezultat të thellë 3-0.
Sulmuesi argjentinas ishte lojtari kryesor i gjigantit katalunas duke shënuar golin e 2-0 dhe asistuar tek goli i fundit i ndeshjes për 3-0, i cili u shënua nga Aleix Vidal.
Megjithatë, asistimi i Messit për golin e tretë të ndeshjes i dhënë për Vidalin nuk ishte i thjeshtë.

Messi arriti të asistojë tek goli i mbrojtësit spanjoll pa njërën këpucë, pasi ajo i ishte zbathur, përcjellë Telegrafi.
Zbathja e këpucës së këmbës së djathtë të Messit erdhi pas një dueli me mbrojtësin brazilian, Marcelo, të cilin e dribloi.
Këmba e zbathur e Messit, Marcelo i rrëzuar dhe këpuca e mbetur në tokë!

Në kalim e sipër, Marcelo ia shkeli këmbën argjentinasit, por nuk mundi ta ndal atë.
Gjëja e vetme të cilën Marcelo arriti ta ndal ishte këpuca e argjentinasit që mbeti mbrapa. /Telegrafi/
Pelenat 500 dollarëshe janë luksi i ri
Cana: Lojtarët e Kosovës kanë bërë diçka të jashtëzakonshme
Ministri i Sportit pret në takim homologun turk para ndeshje...
Sylvinho para miqësores ndaj Ukrainës: Jemi të mërzitur, nuk...
Fisnik Asllani me postim emocionues para përballjes ndaj Tur...
Policia rrit prezencën, K9 në terren para ndeshjes Kosovë-Tu...