Buffon ka vlerësuar lartë dy lojtarët më të mirë në botë, edhe pse veterani veçoi kualitetin teknik të sulmuesit të Barcelonës.
Kapiteni i Juventusit e përshkroi yllin e Barcelonës si një lojtar më i kompletuar se sa Cristiano Ronaldo i Real Madridit, të cilin e quajti një “vrasës” me të djathtën e tij, transmeton indeksonline.
“Ata janë dy lojtarë krejtësisht të ndryshëm” , deklaroi Buffon.
“Messi është më i kompletuar, sepse ai hyn më thellë, ka më shumë cilësi teknike dhe një vizion të lojës që është më e denjë për një trekuartist sesa një finalist” .
“Cristiano Ronaldo, ndoshta për shkak se është pak më i vjetër, është bërë një “vrasës” tek zona e golit. Krahasuar me atë se si ai ishte më parë, Ronaldo ruan më shumë energjinë e tij, kështu që ai nuk provon më ndonjë “tunel” t’ua bëj lojtarëve apo ndonjë trik, por me një top në brendësinë e zonës ai bën gol”.

Konjufca kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin e Ko...
Haxhiu në Mitrovicë: 104 persona ende të zhdukur, Serbia pen...
Mbappé ende në pikëpyetje për ndeshjen ndaj Barcelonës
Shqipe Selimi: Vendimi për katërshen e UÇK-së rrezikon të sh...
Përparim Rama shkarkon edhe një drejtor
27-vjetori i rënies së Luan Haradinajt, Haradinaj: Krenaria ...