Kylian Mbappe njoftoi zyrtarisht të premten se do të largohet nga Paris Saint-Germaini në fund të sezonit.
Siç pritet nga të gjithë, ylli francez do t’i bashkohet Real Madridit si lojtar i lirë gjatë verës. Kontrata e tij me PSG-në zyrtarisht skadon më 30 qershor.
Sipas raportimeve nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, zyrtarizmi i tij te gjiganti spanjoll do të bëhet pas finales së Ligës së Kampionëve, aty ku madrilenët do të përballen me Borussia Dortmundin, më 1 qershor.
Mes Mbappes dhe “Los Blancos” mund të konsiderohet gjithçka e mbyllur, pasi ka mbetur vetëm edhe nënshkrimi i dokumenteve.
25-vjeçari po largohet nga PSG-ja pas gjashtë viteve. Ai me parisienët fitoi çdo trofe të mundshëm në Francë.
Kapiteni i Francës në “Parc des Princes” ishte transferuar në vitin 2018 nga Monaco, për 180 milionë euro. /Gazeta Express/
Plenkoviq njofton për takimin me Kurtin: Folëm për statusin ...
“Drejtësi, jo politikë” më 17 Shkurt: Gjithçka ë...
Yjet e Barcelonës revoltohen ndaj Flickut pas debaklit të pë...
Pesë shoferë ndëshkohen në Ferizaj – një pa leje, një tjetër...
Rutte: SHBA do furnizojë Ukrainën me armë me vlerë 15 mld do...
Vritet me armë zjarri 25-vjeçari shqiptar në Itali