Leo Messi sqaroi pas triumfit në Botëror se nuk do të tërhiqej nga kombëtarja e Argjentinës pasi dëshira ishte të shijonte suksesin si Kampion i Botës me “Albicelestet”.
Por, dëshira e gjithë grupit të futbollistëve me në krye trajnerin Lionel Scaloni, është që 35-vjeçari të luajë edhe në Botërorin e vitit 2026 edhe pse mosha është kundërshtari më i madh i “pleshtit”.
Gjithsesi, Mac Allister zbulon se te Argjentina do të provojnë ta bindin Messin me mesfushorin e Brighton që thekson se sulmuesi i ishte shumë mirënjohës grupit për arritjen e madhe.
“Ne nuk duam që Messi të largohet nga kombëtarja. Ai e theksoi se për të ishte pjesëmarrja e fundit në një Kupë Bote, por nuk e duam këtë. Ai e njeh dëshirën tonë, por të shohim se çfarë do të ndodhë. Na dërgoi një mesazh, na uroi një vit të mbarë. Ai është mirënjohës për ne sepse ishim aktorë të një arritje të madhe”, u shpreh Mac Allister./SS/
Genoa insiston në shërbimet e Kristjan Asllanit
Vuçiq vazhdon të mohojë gjenocidin: Është term juridiko-poli...
Asambleja franceze miraton projektligjin për ndalimin e rrje...
“Ku i ki djemtë në UÇK?”, dëshmitari thotë se u ndalua në ko...
Qeveria në detyrë miraton vendime për 18-vjetorin e Pavarësi...
Arrestimi i zyrtarëve komunalë, Rama ofron bashkëpunim të pl...