Tashmë është bërë e ditur edhe zyrtarisht se Vedat Muriq do të mungojë për ndeshjen ndaj Republikës së Çekisë dhe Anglisë.
Përfaqësuesja jonë fillimisht do të takohet me çekët më 14 nëntor në Plzen, derisa do t’i pres ‘Tre Luanët’ në stadiumin e ‘Fadil Vokrri’ tri ditë më vonë (17 nëntor).
Muriqi ka thënë se ndjenë keqardhje që nuk do të jetë i pranishëm në këtë takim, por që do t’u jap përkrahje maksimale në këto përballje të rëndësishme në kualifikimet për Euro 2020.
“I uroj sukses të gjithë shokëve të mi për ndeshjen e nesërme! Njëherësh, ndjej keqardhje që nuk do të mund të jap mund në fushë bashkë me ta në këtë përballje të rëndësishme. Përkrahje e plotë, përherë”, ka shkruar Muriqi.
Sulmuesi që luan te Fenerbahce po kalon nëpër një formë të lartë, mirëpo në këto dy takime nuk do të jetë i gatshëm për shkak të lëndimit.
https://www.facebook.com/vmuriqiofficial/posts/2586613338067068
SHBA kërkon 152 milionë dollarë për rihapjen e Alcatrazit
AAK përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e...
Rama publikon pamje nga shkolla e re “Ibrahim HimaR...
Çështja e inceneratorëve, kryebashkiaku Veliaj fiton gjyqin ...
Sulmet e SHBA dhe Izraelit, vritet kreu i inteligjencës së G...
Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup, Spiropali apelon p...