Këtë radhë në Botëror, është “Krefel”, një zinxhir elektro-shtëpiakesh që ka propozuar promovimin e çuditshëm: TV është dhuratë nëse Belgjika arrin të shënojë 15 gola në Kupën e Botës “Rusi 2018”.
Deri më tani Botërori i “Djajve të Kuq”, sikurse etiketohet përfaqësuesja belge, që do të sfidojë Japoninë në të tetat e finales, ka bërë një ecuri shumë pozitive: tre fitore në po aq ndeshje, me plot 9 gola të realizuar, 3 ndaj Panamasë, 5 ndaj Tunizisë dhe 1 ndaj Anglisë.
Mungojnë vetëm 6 gola, që të lumturohen disa prej miqve të Dries Mertens.
Vetë sulmuesi i Napolit, titullar në formacionin e trajnerit Roberto Martinez, për mediat belge ka rrëfyer skenarin që vijon: “Miqtë e mi kanë blerë një televizion dhe do të rimbursohen nëse Belgjika do të shënojë më shumë se 15 gola në këtë turne. E mendoj këtë gjë kur jam në fushë dhe motivohem: Mund tu dhuroj miqve të mi një TV falas!”.
Konjufca pret në takim ambasadorin britanik, flasin për thel...
Aksioni humanitar i Fondacionit Behgjet Pacolli po vazhdon n...
Revolucion i madh te Interi, rrezikojnë largimi disa nga yje...
Agjencia e Ushqimit ndalon importin e mbi 20 mijë kg koncent...
Kusari pret në takim ambasadorin turk, flasin për zbatimin e...
Ra aksidentalisht nga çatia e shtëpisë, vdes 49-vjeçari në S...