Zinedine Zidane do të jetë trajneri i ri i Francës duke filluar nga 1 janari 2023.
Lajmi është raportuar nga Mundo Deportivo dhe Telemadrid, sipas të cilit Zizou tashmë ka arritur një marrëveshje me Federatën Franceze të Futbollit për të zënë vendin e Didier Deschamps pas Botërorit 2022 në Katar.
Zidane, i cili nuk ka trajnuar që nga maji i vitit 2021 kur përfundoi aventura e tij e dytë në krye të Real Madridit, do të përmbushë kështu ëndrrën e tij, asnjëherë të fshehur, për të udhëhequr Les Bleus, ndërsa Deschamps do të largohet nga pozicioni që mban që nga viti 2012.
Një aventurë që Zidane nuk do ta ndërmarrë i vetëm, por do të shoqërohet nga disa ndihmës të tij në kohën e Real Madridit. Duke filluar nga zëvendësi i tij dhe krahu i djathtë David Bettoni, i cili e zëvendësoi atë në pankinë kur Zizou u prek nga Covid-19.
Në një intervistë të dhënë për L’Equipe në qershor me rastin e ditëlindjes së tij të 50-të, Zidane kishte shfaqur objektivin e tij për të trajnuar Francën, një dëshirë e ndarë nga miliona tifozë francezë që e duan atë.
“Shpresoj një ditë të bëhem trajner i Francës. Nuk më takon mua, por dua të mbyll rrethin me kombëtaren – rrëfeu ai -. Sot ka një ekip, me një trajner dhe objektivat e tij. Por nëse paraqitet mundësia, atëherë do të jem atje”. Për lumturinë e të gjithëve, ndoshta përveç njërit (Deschamps)./rtsh
Me pranga dhe kokë ulur, të dyshuarit për manipulim me vota ...
Kërkohet paraburgim ndaj 11 të ndaluarve për manipulim votas...
Policia gjen armë, municion dhe granata dore në një shtëpi t...
SHBA, temperatura deri në -46 gradë/Gjendje e jashtëzakonshm...
Rama: Nis puna për rritjen e kapaciteteve të Shërbimit Onkol...
Reijnders zbulon bashkëlojtarin që e ndihmoi të përshtatej s...