Mediat turke “masakrojnë” Hakan Calhanoglun, kritika të mëdha në drejtim të tij

00:43 | 12 Qershor 2021

Një natë aspak pozitive për mesfushorin e Milanit, Hakan Çalhanoglu i cili në ndeshjen ndaj Italisë ishte thuaj inekzistent.

Megjithëse detyra e tij është të prodhojë futboll në pjesën ofensive dhe të rrezikojë portën me goditje nga jashtë zone, Çalhanoglu nuk arriti të bëjë asnjërën nga këto.

Mediat turke nuk janë kursyer duke e cilësuar mesfushorin e Milanit si lojtarin më të dobët të sfidës duke i dhënë notën 4, së bashku me mbrojtësin Çelik i cili gjithashtu bëri shumë gabime.

Mbase nuk është faji i Çalhanoglu pasi turku nuk po kalon as një situatë të mirë te Milani duke mos pranuar të rivonojë kontratën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara