Mbyllet pjesa e parë mes Shqipërisë dhe Hungarisë

18:50 | 5 Shtator 2021

Ka përfunduar pjesa e parë mes Shqipërisë dhe Greqisë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Shqipëria ishte më e rrezikshme në këtë pjesë, por e pafat para golit.

Pavarësisht disa rasteve, “Kuq e Zinjtë” assesi nuk arritën ta ‘tundin’ portën e hungarezëve.

Vendasit provuan të krijojnë aksione në anë të sulmuesve këmbë shpejtë si Bajrami dhe Uzuni, por u mungonte vetëm finalizim.

Ndërsa, Hungaria kishte një rast të mirë, por që fatmirësisht nuk rezultoi në gol, falë super pritjes së Etrit Berishës.

Kësisoj, epilogu i pjesës së parë mbyllet me rezultatin 0 – 0.

Foto: Lulzim  Demaj

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara