Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Kosovë – Azerbajxhan në kuadër të Ligës së Kombeve që po mbahet sot (e martë) me fillim prej orës 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet.
Kosova ka kaluar në epërsi qysh në minutat e para të ndeshjes përmes golit të Arbër Zenelit, raporton arbresh.info.
Përfaqësuesja jonë pati disa mundësi të mira, por që nuk u finalizuan me një dyfishim të epërsisë.

Kurse skuadra kundërshtare pati vetëm një rast, të cilin për mrekulli e mbrojti portieri zëvendësues Arianit Muriqi. Kjo është ndeshja e parë e tij për Përfaqësuesen e Kosovës.
Kosova është e para në Grupin D me 11 pikë, ajo ka nevojë për fitore sonte ose të dalë me një barazim që të kalojë në Grupin C.
Vetëm humbja do t’ua pamundësonte ‘play-offin’ të zgjedhurve të trajnerit Bernard Challandes./Arbresh.info/
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026