Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku tha se Prishtinës do t’i kompletohet stadiumi ndihmës në Bërrnicë.
Çeku bëri të ditur se kanë nënshkruar kontratën me vlerë prej 545 mijë euro me operatorin ekonomik, për fillim të punimeve në realizimin e stadiumit ndihmës në Bërnicë.
“Lajm i mirë për sportistët dhe futbolldashësit e Prishtinës. Po vazhdojmë me sukses zbatimin e planit 5 vjeçar të infrastrukturës së futbollit. Kemi nënshkruar kontratën me vlerë prej 545 mijë euro me operatorin ekonomik, për fillim të punimeve në realizimin e stadiumit ndihmës në Bërnicë”, shkruan ai.
Ministri tha se janë duke krijuar një të ardhme më të mirë për sportin.
“Po krijojmë një të ardhme më të mirë për sportin”, shkruan ai./Arbresh.info/
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...