Vazhdon të jetë në dyshim të madhe e ardhmja e Kylian Mbappe, edhe pse të gjithë rrugët e dërgojnë në Madrid te Reali. Por nuk duhet nënvlerësuar Liverpooli, klub që është gati t’i plotësojë çdo dëshirë.
“Los Blancos” mbeten në avantazh për të siguruar shërbimet e “yllit” francez në fundin e sezonit, atëherë kur i mbaron kontrata me PSG-në. Gjithsesi, të lodhur prej vitesh me tentativat për të firmosur me të, te Reali i kanë vënë një kusht.
Mbappe duhet të marrë vendimin përfundimtar deri në datën 15 janar. Që është edhe afati i fundit kur duhet t’i kthejë përgjigje presidentit Perez nëse do të firmosë me Realin apo jo.
Kusht që nuk i ka pëlqyer aspak 25-vjeçarit sipas raportimeve të francezes L’Equipe. Dhe në skenë është rikthyer fuqishëm Liverpooli, me Jurgen Klopp dhe tifozët e kuq që ëndërrojnë që Mbappe të zbarkojë në Anfield gjatë verës.
Mbappe ka shënuar 25 gola deri në këtë fazë të sezonit në të gjithë kompeticionet me skuadrën e Luis Enriques. PSG kryeson Ligue 1 me 5 pikë më shumë se Nice. Dhe në Champions do të sfidojë Real Sociedad për një biletë në çerekfinale./ss
Nga Barcelona te Borussia Dortmund, të gjithë të ‘çmendur’ p...
Orban në prag të zgjedhjeve po merr përkrahje nga influencer...
Kusari-Lila: Uroj të stabilizohet çmimi i naftës, mekanizmi ...
Dërrasat zënë dy punëtorë në Strellc të Deçanit, njëri vdes,...
Presidenti i Irani: Parimet e dëshiruara tonat u pranuan në ...
Specialja anulon dy seancat për administrimin e drejtësisë n...