Kylian Mbappe mund të jetë i hapur për t’u larguar nga Paris Saint-Germaini këtë verë nëse i plotësohet një kërkesë kryesore.
Reprezentuesi francez ka qenë i lidhur shumë me një largim nga “Parc des Princes”.
Mbappe ka vendosur që të mos rinovojë kontratën e tij, e cila skadon në verën e vitit të ardhshëm.
Ky vendim e tij ka shtyrë PSG-në që të jetë gati për ta shitur këtë verë, për të mos e humbur falas vitin tjetër.
Real Madridi vazhdon të jetë i interesuar për 24-vjeçarin, por deri me tani nuk ka bisedime apo diçka konkrete.
Sipas “Marca”, PSG dëshiron ta shesë atë këtë verë yllin e tyre për një çmim fillestar prej 200 milionë eurosh.
Megjithatë, Mbappe thuhet se është i hapur për t’u larguar menjëherë, nëse mbulohet viti i fundit i marrëveshjes së tij me klubin parisien.
Ai po kërkon të marrë 150 milionë euro, duke përfshirë 60 milionë euro paga dhe një bonus besnikërie prej 90 milionë eurosh./ge
OKB: Mbi 6 mijë të vrarë në tre ditë nga ofensiva e forcave ...
Moti në Shqipëri me vranësira të dendura dhe reshje shiu
Sot mbyllen deklaratat e mbrojtjes në procesin ndaj ish-krer...
Vazhdon sot seanca për buxhetin 2026 në Kuvendin e Kosovës
Pas refuzimit të kërkesës për përjashtim të prokurorit, sot ...
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell