Kylian Mbappe duket se do të qëndrojë te Paris Saint-Germain deri në fund të kontratës së tij.
Sulmuesi francez ka marrëveshje me klubin parisien deri në vitin 2024, ndërsa ka gjasa që ai të rinovojë nën një klauzolë që i lejon largimin për një shumë mbi 100 milionë euro.
Derisa ka vendosur të qëndroje te PSG, Fantatik raporton se Mbappe i ka kërkuar klubit që të transferojnë Antoine Griezmannin nga Atletico Madridi.
Lojtari ka klauzolë 25 milionë euro për t’u larguar dhe kjo mund të ngjallë interesim nga kampioni i Ligue 1.
Griezmann do të ishte i hapur të largohej nga klubi spanjoll, por vetëm nëse i ofrohet një pagë më e lartë.
Besohet se lojtari përfiton rreth 20 milionë euro në sezon te Atletico Madridi, ndërsa PSG njihet si një klub që nuk e ka problem të shpenzojë në paga.
Tashmë ata kanë larguar Lionel Messin dhe Neymarin, me dyshen që ishin ndër më të paguarit dhe afrimi i Griezmann do të ishte më i lirë. /Telegrafi/
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...