Kylian Mbappe e ka njoftuar Paris Saint-Germainin se dëshiron të largohet nga klubi këtë verë, ka njoftuar drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo.
Ylli francez Kylian Mbappe i ka kërkuar Paris Saint-Germainit ta lejojë të largohet, në mënyrë që t’i bashkohet klubit të tij të ëndrrave, Real Madridit.
Lajmi për kërkesën e Mbappes për largim u bë i ditur të mërkurën nga drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo.
“Kylian Mbappe dëshiron të largohet. Nëse ai dëshiron të largohet, ne nuk do ta ndalojmë, por do të bëhet sipas kushteve tona”, ka thënë Leonardo.
PSG-ja nuk dëshiron ta shesë Mbappen, por Leonardo ka këmbëngulur se klubi nuk do ta mbajë kundër dëshirës së tij.
Real Madridi e ka bërë ofertën e parë për Mbappen tashmë, 160 milionë euro, e cila iu hodh poshtë nga PSG-ja. /GE/
Ardit Stafaj largohet nga Big Brother VIP Kosova 4
Presidenti gjerman uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë...
“Kontributi i çlirimtarëve për liri është i çmuar” – Qeveria...
“Ne e kemi Yildizin” – McKennie mesazh tif...
Sulm me thikë në Sydney, një viktimë dhe dy të plagosur
Kjo është deklarata e Pavarësisë së Kosovës e shpallur para ...