Këtë mesjavë rikthehet Champions League dhe një nga sfidat më emocionuese të çerekfinaleve është ajo mes Paris Saint-Germain dhe Barcelonës.
Sfida e parë do të luhet në Francë dhe Kylian Mbappe ka nisur tashmë t’u bëjë “presion” katalanasve.
Sulmuesi thekson se tashmë është momenti vendimtar i sezonit dhe se iu takon lojtarëve të mëdhenj që të bëjnë diferencën në fushë.
“Është momenti i lojtarëve të mëdhenj, jam gati dhe shumë i përgatitur. Si gjithnjë do të jem aty dhe nuk do të fshihem. Çdo vit kjo fazë e sezonit shërben për të “zgjuar” skuadrën. Në fund të prillit do të kuptojmë nëse është një sezon negativ apo pozitiv. Jam i sigurt se skuadra do të japë gjithçka, pastaj rezultati është në dorën e Zotit”, u shpreh Mbappe.
Ndeshja luhet të mërkuren me fillim nga ora 21:00./SS
Drita mezi mund Drenicën, vendos Besnik Krasniqi
Kurti u takua me deputetë të Bundestagut gjerman
Rama: Korridori VIII certifikohet si korridor sigurie për fo...
Trump: Ndryshimi i regjimit, gjëja më e mirë që mund të ndod...
Kurti në Mynih takon Administratorin e UNDP-së, flasin për p...
Kapen mbi 15 mijë euro të padeklaruara në Merdare