Kampionia e botës, Franca aktualisht po mbron me sukses titullin e fituar në Botërorin e kaluar. “Gjelat” u kualifikuan në çerekfinale, ku do të përballen me Anglinë, pasi kaluan me lehtësi Poloninë, me rezultat 3:1, në 1/8 e finales.
Heroi i Francës ishte Kylian Mbappe, i cili shënoi dy gola dhe shënoi një asist për Olivier Giroud.
“Jemi të lumtur që arritëm në çerekfinale, kjo nuk ishte një lojë aspak e lehtë. Ne arritëm të shënonim gola në momente kyçe dhe kjo është arsyeja pse u duk kaq e lehtë”, tha Mbappe.
Ai thekson se është i fokusuar vetëm te trofeu dhe nuk i intereson titulli i golashënuesit më të mirë në Botëror. Mbappe ka shënuar pesë gola deri më tani në Katar.
“Kupa e Botës është gara e ëndrrave të mia. Por, ne jemi ende larg objektivit që i kemi vënë vetes. Do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur titullin. Nuk mendoj nëse do të jem golashënuesi më i mirë. Qëllimi im i vetëm është të fitoj Kupën e Botës. Kjo është ëndrra ime e vetme – erdha këtu për të fituar Kupën e Botës, jo titullin e golashënuesit më të mirë”, shtoi Mbappe./rtk/
Gjenden dhe konfiskohen 150 kg eksploziv dhe armatim në një ...
Policia konfiskon armatim të rëndë në një shtëpi të pabanuar...
Katër persona arrestohen për privim të kundërligjshëm nga li...
Rinumërohen 62% e votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, proc...
Malisheva sot përballet me Dynamo Kyiv në miqësore në Turqi
Mbingarkohet emergjenca në Prishtinë