“Kam luajtur tashmë 150 ndeshje me fanellën e PSG-së, është nder për mua dhe shpresoj të luaj edhe më shumë”, kjo deklaratë e Kylian Mbappes ka trazuar paksa Realin.
21-vjeçari ishte duke menduar për të ardhmen tash e disa ditë dhe vazhdimisht ka zëra se do të përfundojë në Real Madrid.
Por, kjo deklaratë ku shpreh dëshirën për të luajtur edhe më shumë te PSG, i ka zënë të papërgatitur në shtëpinë e Los Blancos, që e quanin si të kryer transferimin e Mbappes.
Mbappe është pjesë e PSG-së që nga viti 2017.
Ai ka bërë deri më tani 150 paraqitje, ka shënuar 108 gola.
Sido që të jetë, nga El Chiringuito de Jugones, saktësisht gazetari Josep Pedrerol, ka thënë të hënën mbrëma se nëse Mbappe dështon të transferohet në “Santiago Bernabeu” këtë verë, atëherë objektivi i Realit do të jetë Earling Haaland i Borussia Dortmundit.
Një gjë tashmë është e sigurt, Reali do të bëjë ndryshime për sezonin tjetër dhe nuk përjashtohet mundësia edhe largimi i Eden Hazard, që më shumë po qëndron në infermieri se sa në fushë. /Gazeta Express/
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...