Ylli francez i PSG, Kylian Mbappe, në një intervistë për “TNT Sports” ka folur mbi të ardhmen e tij, duke thënë se ai do të qëndrojë edhe për këtë sezon në Paris Saint-Germain.
“Jam këtu, jam akoma këtu dhe kështu do të jetë edhe për këtë sezon”, është shprehur Mbappe.
Por, sulmuesi tha se gjërat dhe sfidat madhore po vijnë në vijim, duke aluduar për një kalim të shumëpërfolur tek Real Madrid.
“Tani ka shumë gjëra dhe sfida madhore dhe unë kam folur tashmë për këto sfida”, ka thënë 22-vjeçari.
Mbappe pati paraqitje mbreslënëse kundër Kazakistanit të shtunën mbrëma, ku shënoi plotë katër gola./Arbresh.info
Zjarr në një apartament në Tiranë
Si ushqehen astronautët në hapësirë? NASA ndan pamje
Trump: Falënderimi i takon Allahut, e marta “ditë ferri” për...
Ambasada e SHBA-së: Pashkë të gëzueshme dhe të bekuara për t...
Pashkë në hije lufte/ Papa Leoni XIV: Të mos paralizohemi ng...
Vuçiq: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit...