Emiliano Martinez është kthyer në një hero në Argjentinë. 30-vjeçari konfirmoi aftësitë si pritës i penalltive dhe me grushtimin ndaj Kinglsey Coman është bërë portieri i tretë që pret penallti në një finale Botërori e vendosur nga pika e bardhë, pas Claudio Taffarel dhe Gianluca Pagliuca (1994).
Martinez u shpall portieri më i mirë i Botërorit Katar 2022, ndërkohë që zgjodhi një festim që ka shkaktuar shumë polemika pas fitores dramatike ndaj Francës dhe fitimit të çmimit.
“Gjesti im ishte një reagim ndaj tifozëve francezë, ata më vërshëllyen gjatë gjithë finales. Arroganca nuk funksionon ndaj meje”, u shpreh “gardiani” në lidhje me një veprim të cilin mund ta kishte shmangur.
“Ata barazuan ndeshjen me dy gjuajtje të ndyra. Ishte e shkruar të vuanim, por nuk mund të ëndërronim një Botëror me të bukur”, deklaroi portieri i Aston Villa në Premier League./SS
Rutte thotë se presin nga Vuçiq llogaridhënie për Banjskën
Rion Zejnullahu i bashkohet Clujit nga Llapi
Kurti pret në takim nxënësit që fituan medalje në Olimpiadën...
Barcelona arrin marrëveshje me talentin e ri uruguaian, Patr...
Vrasja e vitit 2001 në Prishtinë, 22 vjet e 5 muaj burgim pë...
Zyra e BE-së reagon pas dështimit të KPK-së të marrë mandati...