Tashmë ka përfunduar ndeshja e gjysmëfinales së Kupës së Botës mes Francës dhe Marokut.
Ndeshja përfundoj në favor të Francës më rezultat 2-0.
Golin e parë për “Gjelat” e shënoi Theo Hernandez në minutën e 5-të të ndeshjes, shkruan arbresh.info.
Ndërsa goli i dytë erdhi në minutën e 79-të, ku autor ishte Randal Kolo Muani.
Maroku ishte njëra ndër kombëtarët e cila ka befasuar gjatë Kampionatit Botëror, ku edhe arriti t’i eliminoi kombëtare si Spanjën dhe Portugalinë.
Mirëpo fati nuk ishte në dorën e tyre sonte ndaj Francës.
Tashmë janë mësuar dy kombëtarët e finales, ku Franca do të përballet me Argjentinës e Lionel Messit, kjo finale pritet të jetë mjaftë interesante.
Kombëtarja e Argjentinës dhe e Francës ndër vite kanë arritur ta fitojnë plotë 2 herë Kupën e Botës, ndërsa tani do të luftojnë për të tretën.
Ndeshja e finales do të zhvillohet më 18 dhjetor në stadiumin “Lusail”.
Ndërsa Maroku do të zhvilloj ndeshje ndaj Kroacisë për vendit e tretë./arbresh.info/
Gabimi që shumë njerëz bëjnë me vitaminën D – mund të ketë p...
Perisic dëshiron rikthimin tek Interi, afër marrëveshja
Rënia e fasadës së objektit në Fushë Kosovë, Inspektorati i ...
Dolce për Limin: Më pengoi që e pashë të përqafuar me Albën,...
Lirohen 80 të burgosur politikë të tjerë në Venezuelë, numri...
Liverpooli merr vendim për Robertsonin, pas kontaktit nga To...