Marco Rose, trajner i ri i Leipzig

09:31 | 8 Shtator 2022
Emir Abduramani

RB Leipzig ka emëruar  gjermanin Marco Rose në krye të bankinës së tyre.

Ky emërim vie pas shkarkimit të trajnerit italian gjatë ditës së djeshme, Domenico Tedesco.

Rose nga muaji maj ka qenë i papunë, pas shkarkimit nga Borussia Dortmund, me të cilët përfundoi në vendin e dytë në Bundesligën gjermane. Më herët, gjermani ka qenë trajner i Red Bull Salzburg në Austri dhe Borussia Monchengladbach në Gjermani.

Shpërndaje në rrjete sociale