Kapiteni i Borussia Dortmund, Marco Reus ka paralajmëruar bashkëlojtarin, Jadon Sancho të refuzojë mundësinë e largimit dhe të vazhdojë të përmirësohet.
Anglezi është objektivi kryesor i dy gjigantëve anglez, Manchester United e Chelsea që do paguajnë rreth 100 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Por, Reus ka kërkuar nga Sancho të qëndrojë edhe për një ose dy vite te Dortmund sepse nuk ka ndonjë skuadër më të mirë që të përmirësohet.

“Jaden do vazhdojë të kërkohet nga shumë skuadra. Ky është fakt. Është duke luajtur në nivel më të lartë se vitin e kaluar dhe është i vlefshëm për qëllimet tona”.
“Do ta këshilloja të qëndron te BVB edhe për një vit tjetër, ndoshta dy. Nga shikimi im nuk ka skuadër më të mirë për momentin”.
“Pas kësaj, do jetë i gatshëm për hapa më të mëdhenj. Duhet të luftojë për pozitën në klub të ri, e cila nuk është e lehtë për një 20-vjeçar”, deklaroi ai.
Sancho këtë sezon ka qenë në top formë duke shënuar 17 gola dhe kontribuar me 19 asistime në 35 paraqitje në të gjitha garat./arbresh.info.
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...