Marchisio: I kam thënë Pogba-s se ka bërë gabim që u transferua te United

15:16 | 28 Prill 2020

Ish mesfushori i Juventus-it, Claudio Marchisio ka pranuar se i ka thënë yllit të Manchester United, Paul Pogba që transferimi në “Old Trafford” është gabim.

Francezi pritet të largohet nga United në verë me Juventus e Real Madrid si destinacionet e mundshme, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, Marchisio shpreson që Pogba të rikthehet në Torino sepse kjo do ia rriste vlerën “Zonjës së Vjetër”.

“Vitin e kaluar e takova në një festë privat dhe i thash është gabim që shkove te Manchester dhe duhet të qëndronte me Bianconerët”.

“Tash gjërat kanë ndryshuar, mesfusha e Juventus ka ndryshuar, por shpresoj që do kthehet, sepse do ishte mirë për dy anët”.

“E njeh Seria A, do të rriste kualitetin e skuadrës”, deklaroi ai.

Thuhet se favorit për Pogba-n është Real Madrid, kurse kartoni i tij vlen 100 milionë euro./arbresh.info.

Lajmet më të lexuara