Marcelo njoftohet se ka rënë dakord t’i bashkohet gjatë verës skuadrës së Juventusit.
Mbrojtësi brazilian thuhet se ka arritur një marrëveshje katërvjeçare dhe të bashkohet mikut të tij të vjetër, Cristiano Ronaldos.
Futbollisti e ka humbur vendin e titullarit, ku tash së fundi në krahun e majtë po paraqitet lojtari i akademisë, Sergio Reguilon.
Gjithashtu kaçurreli nuk është ftuar as në kombëtaren braziliane, ku trajneri Tite ka zgjedhur t’i besoj Felipe Luisit të Atletico Madridit.
Marcelo do të ketë pagë vjetore prej 12 milionë, sipas të përditshmes italiane La Stampa, gjë që do të thotë se do të fiton 48 milionë për katër vjet.
Lojtari u takua kohët e fundit me drejtorin e përgjithshëm të Madridit, Jose Angel Sanchez për t’ia shprehur shqetësimet lidhur me mos paraqitjet dhe kërkoi të lejohej të largohej nga klubi gjatë verës.
Ndryshe, 30-vjeçari deri më tani ka pasur 333 paraqitje për madrilenët dhe ka shënuar 25 gola.
Arrestohet në Prizren 37-vjeçari i kërkuar për vrasje, ishte...
Aksion inspektimi në pikat e karburantit, monitorohen çmimet...
Të shtëna me armë zjarri pranë Konsullatës Amerikane në Toro...
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë