Maradona: Bale ka kontribuar më shumë se Ronaldo në Euro 2016

08:20 | 6 Korrik 2016

Legjenda e futbollit Diego Maradona beson që Gareth Bale ka kontribuar më shumë për Uellsin sesa Cristiano Ronaldo për Portugalinë në Kampionatin Evropian 2016.

Bashkëlojtarët e Real Madridit, Bale dhe Ronaldo do të përballen kundër njëri tjetrit në gjysmëfinale në Lyon, shkruan portali arbresh.info.

“Kjo do të jetë gjithashtu një ndeshje ndërmjet krahut të djathë dhe të majtë të Real Madridit”, tha Maradona, transmeton portali arbresh.info. “Është një ndeshje ku mund të shikoni individët si Ronaldo dhe Bale. Kontrollimi i topit, shpejtësia dhe gjuajtjet janë ato që i bëjnë të veçantë ata”.

“Bale ka kontribuar më shumë në progresin e ekipit të tij sesa Ronaldo në Portugali”./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara