Newcastle United ka rritur interesimin për talentin e Wolverhampton Wanderers, Mateus Mane, duke dërguar skautë për ta ndjekur nga afër paraqitjet e tij në muajt e fundit.
18-vjeçari po kalon një sezon debutues mbresëlënës në “Molineux” dhe fundjavën e kaluar gjeti rrjetën në fitoren bindëse 3-0 ndaj West Ham United. Me këtë gol, Mane u bë golashënuesi më i ri në historinë e Wolves në Premier League.
I transferuar vetëm një vit më parë nga akademia e Rochdale, e njohur për zhvillimin e talenteve të rinj, Mane ka regjistruar deri tani nëntë paraqitje në Premier League, duke kontribuar me një gol dhe një asist.
Kontrata e tij me Wolves është e vlefshme deri në vitin 2029, çka i jep klubit anglez një pozitë të fortë negociuese.
Megjithatë, sipas “Daily Mail”, Newcastle po e ndjek me shumë vëmendje zhvillimin e tij dhe e sheh Mane si një investim potencial për të ardhmen.
Kongresmenët amerikanë vizitojnë Luginën e Preshevës, Bajrak...
Netanyahu ndan detajet e telefonatës me Trump
Sveçla dhe Hyseni ecin drejt Kalasë së Pogragjës bashkë me k...
“Llugë” në Superligë, mbyllet xhiroja e parafundit – pozita ...
Osmani dhe Abdixhiku falënderojnë bashkatdhetarët në Cyrih t...
Shembet një ndërtesë në Filipine, një i vdekur dhe 21 person...