Roberto Mancini beson që Italia “mund të jetë në nivel të Francës, ose afër saj brenda një viti” pas disfatës së tyre në miqësoren 3 me 1.
“Azurrët” kishin një skuadër eksperimentale në Nice, pasi lojtarët si Mattia Caldara, Rolando Mandragora dhe Domenico Berardi debutuan në këtë miqësore të zhvilluar mbrëmjen e sotme (e premte), transmeton portali arbresh.info.
“Kjo mund të na ndihmojë për të fituar eksperiencë. Askujt nuk i pëlqen të humb, asnjëherë, por aty ishin disa momente ku ne kishim shans për të barazuar 2 me 2. Natyrisht, këtu ekziston një dallim i madh ndërmjet neve dhe Francës për momentin”, ka thënë trajneri pas ndeshjes.
“Ishte një ndeshje plotësisht ndryshe nga ajo kundër Arabisë Saudite dhe lojtarët luajtën shumë mirë. Ndoshta gjëja më e rëndësishme është që debutuesit luajtën mirë dhe nëse ne vazhdojmë kështu, brenda një viti do të jemi në nivel të tyre ose afër tyre”

“Për momentin, fatkeqësisht, Franca është superiore ndaj neve dhe ka shumë lojtarë në dispozicion për ata. Ne duhet të punojmë dhe të mësojmë për t’iu afruar atyre, por ne jemi në rrugën e duhur”
Në tri ndeshjet e fundit mes kombëtareve, Franca nuk njeh për humbje kundër Italisë./arbresh.info/
Austria përshëndet formimin e Qeverisë së re: Tash Kosova mu...
Bruksel, Komisioni Evropian nën hetim për shitje të pasurive...
Artmotion në kulmin e sezonit – dy shtëpi, nominimet e fundi...
Stalla përfshihet nga flakët në Vlorë, digjen 22 lopë e viça
Lëshohet për qarkullim rruga Pejë – Prishtinë, që ishte e bl...
Aksident mes kamionit dhe veturës në Klinë, pesë të lënduar