Manchesteri pritet ta përjashtojë Ronaldon

19:29 | 20 Tetor 2022
Emir Abduramani

Një ndër futbollistët më të mirë në historinë e futbollit, Cristiano Ronaldo, mund të përjashtohet nga klubi i Manchester United së shpejti.

Sipas gazetës prestigjioze britanike, The Athletic, një vendim i tillë nga të kuqtë e Manchesterit pritet të ndodhë ditëve në vijim, përcjell arbresh.info.

Ndërkohë, Djajtë e Kuq veçse kanë konfirmuar se Ronaldo nuk do të ftohet në ndeshjen ndaj Chelseat në fundjavë.

E gjithë kjo situatë ka rrjedhur si pasojë e refuzimit të trajnerit Ten Hag për ta futur Ronaldon në 11-shen startuese në ndeshjet e Premier Ligës këtë sezon.

Shpërndaje në rrjete sociale