Manchester United planifikon transferimin e Griezmann gjatë afatit të janarit

19:15 | 18 Shtator 2022
KRG

Manchester United raportohet se po planifikon një lëvizje për Antoine Griezmann, i cili po kalon nëpër një situatë të komplikuar te Atletico Madridi.

Ashtu si sezonin e kaluar, edhe në këtë sezon sulmuesi francez është duke luajtur te madrilenët si i huazuar nga Barelona.

Në secilën ndeshje këtë sezon, Griezmann është inkuadruar vetëm pas minutës së 60-të, pasi sipas marrëveshjes së klubeve, Atletico duhet ta blejë lojtarin për 40 milionë euro nëse ai kalon të paktën 45 minuta në fushë në 50% të ndeshjeve.

Manchester United po shqyrton mundësinë që të përfitoj nga kjo situatë. Sipas “The Athletic”, klubi anglez po planifikon të rikthej interesimin për 31-vjeçarin kur afati kalimtar i dimrit të hapet.

“Djajtë e Kuq” nuk pritet ta kenë të lehtë, pasi edhe Atletico Madridi raportohet se po planifikon blerjen e përhershme të Griezmannit, por me një çmim me të ulët se 40 milionë euro.

Ndryshe, reprezentuesi i Francës me Barcelonën ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.

Shpërndaje në rrjete sociale