
Kylian Mbappe
Sipas raporteve në Francë, Manchester United ka përgatitur 73.5 milionë funta për superyllin e Monacos, Kylian Mbappe.
Manchester City ka shtruar gjithashtu në tavolinë një ofertë prej 113.5 milionë funta për sulmuesin 18-vjeçar, por rivali lokal Manchester United tani i ka hyrë formalisht garës, transmeton portali arbresh.info.
Mediat në Francë si ‘L’Equipe’ dhe ‘Canal+’ raportojnë se Manchester United tani ka hyrë në garë për shërbimet e Mbappes.
Lexo edhe: Goditja e lirë më e tmerrshme e Cristiano Ronaldos në karrierën e tij (VIDEO)
Adoleshenti i talentuar, i cili ka shënuar 26 gola këtë sezon te Monaco duke i siguruar gjithashtu skuadrës së tij trofeun në Liga 1 dhe pjesëmarrjen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, është duke u kërkuar edhe nga Real Madridi.
Monaco fitoi titullin e parë në Francë pas 17 viteve, por tani është duke luftuar për të mbajtur top yjet në skuadër./arbresh.info
FIFA i kërkon falje Lionel Scalonit të Argjentinës, pas ‘inc...
Shqiptari befason sigurinë italiane, arratiset për herë të k...
“E dhimbshme ta humbasësh titullin për dy pikë” – Vers...
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...