Mesfushori holandez, Frenkie de Jong, pritet të largohet nga skuadra spanjolle, Barcelona.
Ndërsa interesim për kartonin e tij ka shprehur skuadra angleze, Manchester United.
“Djajtë e Kuq”, më herët kanë nisur një ofertë në drejtim të katalunasëve, por kjo është refuzuar.
Ndërsa tani kanë përgatitur një ofertë ku janë shprehur të gatshëm të ofrojnë plotë 65 milionë euro si dhe 20 milionë të tjera në formë bonuse, përcjell arbresh.info
Kjo shumë pritet të pranohet nga Barcelona, pasiqë kartonin e holandezit e kanë konsideruar të vlefshëm 60 deri në 75 milionë euro.
Katalunasit, me parat e shitjes së de Jongut do të hyjnë në garë për të blerë kartonin e lojtarit të Manchester Cityt, Bernardo Silva.
Mbetet të shihet nëse dy skuadrat do të bien dakord për transferimin e Frenkie de Jong. /arbresh.info/
BE’ja “ëmbëlson” takimin Kurti-Vuçiq| A ju...
Petsakov: Është joserioze që Federata e Notit të mbetet me l...
Pa shtrëngim duarsh dhe pa shikim sy më sy, Kurti dhe Vuçiq ...
Atentati me dy të vdekur në Vlorë, policia: U gjetën tre arm...
Spalletti flet për historitë me Tottin dhe Icardin: Nuk i ka...
Wilder kthehet në ring, do të ndeshet me Robert Helenius