Manchester United ka arritur të shënoj fitore ndaj Newport me rezultat 4-2 në kuadër të 1/16 së FA Cup.
‘Djajt e kuq’ e nisën më mirë duke shënuar dy gola në minutat 7-të dhe 13-të, përmes Bruno Fernandesit dhe talentit 18-vjeçar, Kobbie Mainoo, shkruan Arbresh.info.
Por Newport nuk qëndroi duarkryq dhe shënoi në minutën përmes Morris për të ngushtuar epërsinë.
Me të filluar pjesa e dytë në minutën e 47-të Newport shokoi të gjithë duke barazuar rezultatin në 2-2.
Por ishte Antony ai i cili shënoi në minutën e 68-të dhe rikthye epërsinë e djajve në 3-2.
Ndërsa fitoren Manchesteri e siguroi në minutën e katërt të shtesës kur Hojlund shënoi për 4-2.
Manchester United pas kësaj fitore arriti kualifikimin në 1/8 e finales në FA Cup aty ku do të takohet me fituesin e ndeshjes Bristol City-Nottingham Forest./Arbresh.info/
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...
Sipas Sky Sport, Slot pritet të vazhdojë edhe për një sezon ...
Trumpi thotë se nuk dëshiron ta zgjasë armëpushimin me Irani...
Ambasadori amerikan në NATO mbërrin në Kosovë, Ambasada jep ...
Rama: Siguria ushqimore, sfida më komplekse e procesit të in...